Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim ka dhënë detaje në lidhje me takimin e zhvilluar mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar dhe delegacionit të PE.

 

Në deklaratën e tij për mediat kryedemokrati është shprehur se në këtë takim delegacioni është njohur me atë se çfarë ofron opozita për zgjidhjen e krizës politike.

 

“‘Dua të falënderoj Euro-deputetët për mundësinë që i dhanë opozitës së bashkuar për të prezantuar gjendjen kritike ku ndodhet demokracia shqiptare, ku në Shqipëri nuk ka një qeveri që punon për popullin, por për krimin. Një nga problemet e mëdha është dezinformimi që Edi Rama me paratë e drogës bën. Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë dhe mund të zgjidhet vetëm me një qeveri transitore dhe zgjedhje të lira. Zgjidhja e kësaj situate nuk vjen me arrestimin fasadë të Vangjush Dakos, sa për sy e faqe. Kjo zgjidhjen vjen vetëm me një qeverisje transitore dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin që shqiptarët e vuajnë përditë. Në këtë fazë ku ndodhet vendi, ku synon të hapen negociatat me BE-në, duhet të sqarojmë se Edi Rama me veprimet e tij ka shkatërruar stabilitetin e vendi”.

Gjithashtu në fjalën e saj kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka asnjë hap pas për opozitën, dhe se mandatet e tyre janë qytetarët e protestës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *