Subscribe

Mazhoranca dhe opozita në Maqedoninë e Veriut janë ulur në bisedime pasi kjo e fundit kërkon të shtyhet regjistrimi i popullsisë, i cili ka nisur nga data 1 mars dhe do të vazhdojë deri më 21 prill.

Në takimin me liderin e VMRO-DPMNE-së, kryeministri Zoran Zaev, theksoi se procesi nuk mund të bojkotohet por të mbështetet gjerësisht. Por sipas liderit të opozitës Hristian Mickoski, regjistrimi është shndërruar në marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit dhe rrezikon jetën e qytetarëve në kushtet e pandemisë.

Takimi Zaev-Mickovski ka nxitur reagime në mesin e opozitës shqiptare.  Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa shprehet se anulimi i regjistrimit po kërkohet jo për shkak të pandemisë, por për shkak të frikës së rritjes së përqindjes së shqiptarëve në shtet.

Regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm pasi komunitetet joshumicë mund të realizojnë më shumë të drejta nëse përbëjnë të paktën 20 përqind të popullsisë, madje kur përbëjnë 50% në një komunë të caktuar mund të përdorin edhe simbolet e tyre kombëtare.

Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por jo të gjithë evidentohen si banorë rezidentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *