E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja

Opozita i ka kërkuar zyrtarisht Konferencës së Kryetarëve që të nisin procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri më 6 tetor në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas opozitës, gjyqtari Kalaja ra në krye të detyrës duke mbrojtur ligjin dhe drejtësinë, ndaj meriton të nderohet nga shteti me statusin më të lartë për sakrificën e dhënë.

Kërkesa është bërë në Konferencën e Kryetarëve, ku theksohet rëndësia që institucionet shtetërore të reagojnë me dinjitet ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të japin mesazhin se dhuna ndaj drejtësisë nuk do të tolerohet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë