Subscribe

Opozita kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga delegacioni i parlamentar i Komisionit te Përbashkët te Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

 

Ne një letër drejtuar Kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruci, anëtarët e opozitës ne Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale.

 

Sipas tyre, Shqipëria nuk mund te përfaqësohet ne bisedimet me Brukselin ne mbledhjen e 15 tetorit me një politikan qe ka pranuar publikisht se ka mik familjar një te dënuar te rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.

 

Ne letër, deputetet e opozitës argumentojnë se Balla nuk mund te përfaqësoje Kuvendin e Shqipërisë, pasi sipas tyre, mbi te rendojnë akuza se ka marre pjese ne kërcënimin me pistolete ne koke te një oficeri policie.

 

Madje deputetet e opozitës shprehen se prania e kreut te grupit parlamentar socialist ne delegacion, nuk është ne përputhje me kërkesat kryesore për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *