Subscribe

Parlamenti nis punimet ne te njëjtën atmosfere konflikti e tensioni qe shoqëroi seancën e fundit per vitin 2017, ate ku u zgjodh prokurorja e përgjithshme Arta Marku. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kane shkuar ne mbledhjen e konferencës se kryetareve qe përcakton axhenden e parlamentit per te bere te qarte pozicionin e opozitës dhe kërkesa e pare ka te beje me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruci.

 

Opozita nuk do te lejoje kuvendin te zhvilloje normalisht punimet, por per maxhorancen kjo strategji dëmton Shqipërinë, pasi ne qershor pritet vendimi nga Brukseli per hapjen ose jo te negociatave per anëtarësim

 

Opozita nuk mori pjese ne diskutimin e ligjeve dhe vendimeve qe parlamenti do te miratoje ne 3 javët e ardhshme, por maxhoranca ka vendosur qe puna e pare e kuvendit te jete ngritja e Këshillit te Larte te Prokurorisë dhe Këshillit te Larte Gjyqësor dhe ne 15 janar te gjitha kandidaturat do t’i paraqiten Komisionit te Ligjeve.

 

Ligji parashikon qe parlamenti zgjedh 5 anëtare ne Këshillin e Larte te Prokurorisë e po kaq ne Këshillin e Larte Gjyqësor; sipas nje formule ku 3 anëtare votohen nga maxhoranca e dy nga opozita. Por ligji ka parashikuar mekanizëm zhbllokimi ne rast se nuk ka konsensus dhe keto institucione mund te ngrihen edhe pa opozitën.

 

Por ka nje çështje ku maxhoranca nuk mund te beje dot pa opozitën dhe kjo është plotësimi i boshllëkut te krijuar tek ligjet baze te reformës ne drejtësi.

 

Gjykata Kushtetuese gjate vitit te kaluar ka rrezuar disa prej neneve te këtyre e ligjeve e PS me 74 mandatet e saj ka nevoje per bashkëpunimin e PD per te miratuar ndryshimet qe kërkojnë 84 vota.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *