Subscribe

Opozita ka zgjedhur një tjeter strategji për organizimin dhe zhvillimin e protestes para kryeministrisë.

 

Protestuesit u mblodhen fillimisht para kryeministrisë aty ku mbajti një fjalim Flamur Noka. Ai u shpreh se kjo proteste do të jetë marshim dhe e konsideroi më të madhen që ka njohur ndonjehere historia.

 

 

“Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!! Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde.Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”. Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë,

Rama ik, Rama ik!

Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit.

Rama ik! Rama ik! Rama ik!

Populli ka folur! Rama ik!

Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më.

Rama ik! Rama ik! Rama ik!

Na ndiqni, na ndiqni vëllezër!  

Rama ik! Rama ik!

Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik.

Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?!

Marshim proteste!

Do të marshojmë, protest ndaj bandës.

Përpara!

 

Pas fjalës së Nokës, të gjithë përfaqësuesit e opozitës  me Bashën në krye dhe të ndjekur nga simpatizantet kanë bërë një marshim rreth e qark kryeministrisë.

Pas përfundimit të marshimit të parë, Noka I ka kerkuar protestuesve për herë të dyte që të vazhdojnë të njëjtin ritual nën tingujt e kolonës zanore të filmit  Skenderbeu” të kompozuar nga Cesk Zadeja. Gjate ketij marshimi nuk kane munguar edhe hedhja e tymueseve dhe shashkave drejt kryeministrise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *