Një ditë pas apelit të kryeministrit të Maqedonisë për t’I dhënë mundësi zbatimit te marrëveshjes së Prespës, ka reaguar lideri i opozitare greke Kirjakos Micotakis.
Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin se Demokracia e Re asnjëherë nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës.
Nga këtu përsëris edhe njëherë, se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës. As tani, e as në Parlamentin e ardhshëm, asnjëherë.
Te premten kryeministri Zoran Zaev tha se marrveshja e Prespes eshte ne te mire te te dyja vendeve.
“Unë nuk do humbas besimin ndaj kryeministrit, Aleksis Cipras, ndaj Qeverisë greke dhe ndaj popullit grek, duke përfshirë edhe opozitën edhe Kamenosin i cili është pjesë e Qeverisë. Duhet t’i japin mundësi një marrëveshjeje të tillë historike, sepse marrëveshja është e mirë për dy vendet, për dy popujt. Besoj se dobitë e kësaj marrëveshjeje do të dalin në pah në muajt pas zbatimit të saj.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian I kane bere thirrje vazhdimisht Athines dhe Shkupit te nisin zbatimin e marreveshjes se Prespes.