I ftuar në studion e emsionit 7pa5 në vizion Plus, deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka folur për planin e opozitës për muajt në vijim.

 

Deputeti Aldi Bumçi, u shpreh para moderatores Pranvera Borakaj se kryefjala e opozitës është ‘protesta’. Ai tha se qytetarët duhet ta kuptojnë se ku po shkojnë pasi taksat e shumta po ua marrin frymën.

 

“Zgjidhja është protesta, Kukësi është frymëzimi. Ta kuptojnë të gjithë qytetarët shqiptarë se ku po shkojnë. Taksa mbas taksa, barrë fiskale pas barrë fiskale, më pak bukë tek pjata, më shumë dhunë. Bllokimi I rrugëve protestat në rrugë, qytetarë që ngrihen janë zgjidhja!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *