Analisti Plator Nesturi e sheh të vështirë fitoren e zgjedhjeve nga opozita kundrejt mazhorancës që nuk kërkon ndihmën e askujt.

 

Nesturi tha në Quo Vadis se Partia Socialiste e shikon të fituar betejën e 14 Majit edhe për shkak të mangësive të opozitës.

 

 

Nga ana tjetër opozita kaloi në një vetëvrasje politike, një vit të vështirë dhe sipas Nesturit figura si Meta apo Berisha nuk frymëzojnë më.

 

 

“Mjafton të shohim panoramën e përgjithshme të politikës shqiptare dhe është e kupt se si po vijojnë gjërat. Maxhorancë e cila në vetvete nuk kërkon ndihmën e askujt, kjo është një lloj pasqyre të realitetit që e shikon të fituar betejën për shkak të dobësive që ka opozita.

Nga ana tjetër në një kohë që kur kemi një krizë prej një viti, ku opozita kaloi në vetëvrasje politike, ku kemi pjesë të ndara të saj, ku nuk ka një kohezion të plotë brenda PD dhe me aleatët, unë e shoh të vështirë një frymëzim elektoral besueshmërie.

Të gjithe ëlemëntët e tjerë apo bisedimet janë pjesë e taktikave që janë shumë të vogla për atë që është një rezuiltat i madh.”– tha Nesturi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *