Subscribe

Pas verdiktit të Komisionit të Venecias duket se tashmë është e vendosur që partitë e opozitës do të grupohen rreth Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aleatët e PD, kryerepublikani Fatmir Mediu dhe kryetari i PDK Nard Ndoka gjykojnë se strategjia më e mirë që votat e opozitës të prodhojnë sa më shumë mandate është dalja me dy koalicione.

 

FATMIR MEDIU

KRYETAR I PR

“Mendoj që ka një historik elektoral, gjithsecila parti politike, ka personalitete në lojë të cilat kanë vlerë politike dhe elektorale dhe në bazë të tyre ndërtohet marrëdhënia. Gjasat janë që ndoshta duhet të shkojmë drejt dy koalicioneve.”

 

NARD NDOKA

KRYETAR I PDK

“Unë shikoj mundësinë e daljes me dy koalicione. Besoj që kjo është një metodë për ta fundosur edhe skemën e Ramës vetë, pra për maskimalizimin e votave.”

 

Ende nuk është e qartë se cila parti do të pranojë të garojë me siglën e LSI, por dihet se Fatmir Mediu do të jetë me PD, e po ashtu edhe Nard Ndoka, i cili pritet të garojë sërish në Shkodër.

 

NARD NDOKA

“Edhe historia ime personale padiskutim që është e lidhur me të djathtën, është e lidhur me partinë demokratike dhe padiskutim që unë e shoh veten pjesë të një koalicioni me PD.”

 

Por 4 muaj para zgjedhjeve, më shumë se taktika elektorale, për aleatin më të ngushtë të PD Mediu, i rëndësishëm është bashkimi i të gjithë faktorëve politike.

 

FATMIR MEDIU

“Po ashtu është shumë e rëndësishme që ne të përfshijmë në këtë marrëdhënie pa asnjë lloj dallimi të gjitha forcat politike të vjetra e të reja. Nuk është çështje raportesh individuale, është çështje qëllimesh politike që asnjë votë e së djathtës të mos i shkojë të majtës, pra të tentojmë që ti kthejmë në mandate.” 

 

Në 17 shkurt sipas Kodit Zgjedhor është afati i fundit për regjistrimin e partive politike; e duket nga të gjitha partitë e koalicionit opozitar do të regjistrohet vetëm PD e LSI; partitë e tjera për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor kanë vetëm mundësinë e garës nën siglën e këtyre partive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *