E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita diskuton draftin e qeverisë, Alibeaj: Ne duam reformë reale, Rama tallet

Opozita e bashkuar ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar në Selinë e PD-së, në lidhje me diskutimet për draftin e paraqitur nga qeveria mbi reformën zgjedhore.

 

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ka thënë se drafti tregon qartësisht seriozitet dhe dëshirë për të bërë një reformë reale, por ironizoi disa nga pikat në të, duke përmendur atë për shitblerje të votat, ku thuhej se “mjafton që kreu i qeverisë, Rama, do të dalë solemnisht dhe do të premtojë që nuk do të vidhen më”.

 

Reklamë

“Dy nga çështjet kryesore që u diskutuan janë shitblerja e votës dhe presioni ndaj administratës. Veç kësaj u raportua edhe për veprimtarinë e nëngrupeve të tjera. Nuk kam pse ta fsheh u diskutua edhe çështja e draftit të bërë publik nga ana e qeverisë.  Zgjidhjet që na ndajnë nga ky draft tregojnë edhe seriozitetin dhe dëshirën për të bërë një reformë reale. Të propozosh psh për shitblerjen e votës na u mjaftokërka vetëm me një deklaratë solemne që mund të bëjë Rama se nuk do të vjedh më vota unë besoj që kushdo shqiptar dhe ndërkombëtar  e kupton që vetëm reformë zgjedhore nuk është. Është tentativë për ti hedhur sy shqiptarëve dhe ndoshta ndërkombëtarëve. Të adresosh simptomën tjetër  më të rëndë siç është presioni mbi administratën publike duke propozuar se vetëm që me presion të administratës publike do të kuptohet edhe presioni që bëhet ndaj nxënësve kjo është një tallje me shqiptarët.   Të adresosh çështjen e penetrimit të parave të pista në fushatë duke thënë se do të duhet të gjobiten ata që marrin para nga krimi, kjo besoj se është një tallje akoma më e rëndë me shqiptarët dhe mbi të gjitha jo seriozitet. Jo seriozitet për një nga dokumentet më të rëndësishëm, dokumentin e Bundestagut.”

 

Ndër të tjera Alibeaj është shprehur se opozita është e pozicionuar për një reformë zgjedhore relae. Gjithashtu ai ka bërë thirrje qeverisë që ti rikthehet seriozitetit, ndërsa theksoi se axhenda e opozitës është e orientuar në dokumentin e Bundestagut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë