Qeveria Kurti 2 është vendosur sërish në objektivin e sulmeve të opozitës për shkak të mungesës së kontratave për blerjen e vaksinave. Kosova është vendi i vetëm në Europë me këtë problematikë, ndërsa vaksinat e siguruara deri më tani, janë donacione nga OBSH dhe BE. Sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu fushata e vaksinimit ka mbetur në vend numëro.

 

 

BEKIM HAXHIU

DEPUTET I PDK

“Çdo ditë e humbur në vaksinim është jetë e humbur për qytetarët. Për 10 ditë kemi pasur zero vaksinime tani ritmi i vaksinimit po shkon me një proces shumë të ngadalshëm me 600 mesatarisht në ditë janë e nëse vazhdohet me këtë ritëm të vaksinimit Kosovës i duhen 10 vite e gjysmë që të përfundojë procesi”.

 

Ndërkohë, në radhët e qytetarëve dhe analistëve, nuk kanë munguar kritikat për mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.

 

BUJAR VITIA

ANALIST

“Ministria e Shëndetësisë gjithmonë është thirrur në atë se është në proces dhe afër arritjes së marrëveshjes së ndonjë kontrata për blerje të vaksinave, por fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë informacion konkret nga MSH, përveç kësaj papërgjegjësie për të ndarë informacionet me publikun ende është duke vazhduar një neglizhencë e MSH por edhe qeverisë në përgjithësi për t’i siguruar vaksinat.”

 

Një ditë më parë, në Kosovë ka nisur vaksinimi i grupmoshës mbi 65 vjeç mes paqartësive për mënyrën e regjistrimit, një proces që u pasua me radhë të gjata pritjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *