Subscribe

Opozita nuk do te marre pjese ne zgjedhjet per pushtetin vendor nëse nuk largohet kryeministri Edi Rama. Ende nuk ka nje vendim politik per bojkotin e procesit te 30 qershorit, por nënkryetari i PD e ben te qarte se demokratet nuk do te hyjnë ne zgjedhje pa u plotësuar kushtet e tyre.

 

Nuk ka zgjedhje në Shqipëri pa u larguar Edi Rama dhe pa u krijua kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Sipas Palokes emërimi i Damian Gjiknurit në postin e sekretarit per ceshtjet elektorale ne PS eshte shenja me e keqe per fatin e zgjedhjeve.

 

Sinjal më të qartë dhe më të kuptueshëm për ne për qytetarët, për institucionet ndërkombëtare për ata që duan të shohin, nuk ka. Damian Gjiknuri është koka e dosjes 184, është njeriu që u ngarkua me zgjedhjet në Dibër dhe në të gjitha regjistrimet që ka prokuroria është kapur si njeriu si ministri që është marrë me shit-blerjen e votës.

 

Paloka ka komentuar edhe apelin e ambasadorit te OSBE Bochard per zgjedhjet lokale.

 

Si e sheh vendosjen e dosjes 184 në krye të zgjedhjeve nga  partia socialiste, si ka mundësi 20% e votave të blera nuk e ndryshojnë rezultatin, sepse I bie në një parlament me 140 deputetë i bien 28 deputetë, pra 28 deputetë që ka marrë mazhoranca nuk e ndryshokan balancën, nuk e ndryshokan rezultatin e zgjedhjeve. Pyeteni dhe për këtë se mbase ju japin përgjigje.

 

Vendimi i PD duket se gëzon mbështetjen e te gjitha partive aleate, pasi kreu i agrareve Agron Duka i cili ishte i vetmi qe kishte deklaruar se do merrte pjese ne zgjedhjet lokale ka ndryshuar qëndrim.

 

Në një situatë të tillë ne jemi të detyruar të rishohim vendimin tonë, sepse është një situatë krize politike dhe kushdo që mundohet të mos e shohë bën gabim  sepse e thellon më shumë krizën dhe nuk e zgjidh atë. Kështu në këto moment ne mendojmë që Shqipëria ka nevojë të zgjidhe krizën dhe nuk është shumë i rëndësishëm fati i agrarëve, por është shumë i rëndësishëm zgjidhja e krizës politike dhe si pasojë  arritja e standardeve të zgjedhjeve.

 

Sinjali i pare per bojkotin e zgjedhjeve lokale u dha një ditë më parë kur PD dhe LSI nuk dorëzuan emrat e komisionarëve qe do te përgatisin procesin zgjedhor te 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *