E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita bllokon Foltoren dhe nuk lejon zhvillimin e seancës, Kuvendi kalon në votimin e projektligjeve

Kuvendi ka kaluar në votimin e projektligjeve, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke penguar zhvillimin normal të seancës plenare.

Parlamenti u rikthye sot në seancë, pas pezullimit javën e kaluar, në vijim të akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestave që nisën në Tiranë nëntë ditë më parë.

Reklamë

Në nisje të seancës, teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po lexonte rendin e ditës, deputetët e Partisë Demokratike u zhvendosën drejt foltores dhe bllokuan zhvillimin e punimeve.

Ata kthyen karriget përmbys dhe vijonin me thirrjet “Parlament i krimit” dhe “Lironi studentët”.

Nga ana tjetër, mazhoranca deklaroi se axhenda e projektligjeve që lidhen me integrimin europian dhe negociatat me Bashkimin Europian nuk mund të mbetet peng i veprime të elementeve destabilizuese që punojnë kundër Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.