Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Olaf Scholz – ëndërrimtar i një Europe më të madhe?

Nga Rosalia Romaniec
Analiste
30 Gusht 21:11

Ishte një fjalim tipik i Olaf Scholzit: Kancelari gjerman foli shumë i qetë, gati gati pa asnjë lëvizje, por me shumë përmbajtje: Bashkimi Europian duhet të bëhet një Global Player i fuqishëm, një rajon kryesues për ekonominë dhe teknologjinë, një komunitet i madh vlerash, sovran dhe pragmatik, që mund të vetëmbrohet. E kush nuk e miraton këtë?

Scholz foli qartë për raunde të reja të zgjerimit. Sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina duhet të bëhen anëtare të BE, në një të ardhme unioni do të kishte 36 vende anëtare.

Reforma radikale për Europën

Kancelari gjerman prezantoi vizionin e tij për një Europë moderne dhe të hapur, madje pa asnjë tabu. “Bllokadat mund të tejkalohen, rregullat europiane mund të ndryshohen, në rast nevoje me ritëm të shpejtë.” Me këtë Scholz iu përafrua propozimeve të presidentit Macron, të cilat Angela Merkel i la të kalonin pa zhurmë. Ky është një konfirmim i vonuar, por megjithatë mban dinamikë brenda.

Scholz kërkoi një shkëputje me disa faza prej parimit të unanimitetit në BE, drejt krijimit të mazhorancave pragmatike. Një qasje e mirë dhe që duhej të ishte praktikuar prej kohësh, që Europa edhe në të ardhmen të funksionojë. Edhe zemra institucionale e BE, Komisioni Europian dhe Parlamenti duhet të reformohen rrënjësisht. Plani i Scholzit për ristrukturimin e BE frymëzohet nga arkitektura moderne. “Forma ndjek funksionin”. Pragmatizëm i pastër gjerman.

Mikpritësi i painteresuar për vizionet gjermane

Vetëm se në lindjen europiane nuk kuptohet ky lloj pragmatizmi. Ose nuk i besohet atij. Olaf Scholz duke respektuar frikën e europianolindorëve nga dominanca e theksuar gjermane theksoi se këto “nuk janë zgjidhje të gatshme”, por vetëm impulse, për të cilat ai do që të diskutojë. Por kur erdhi puna tek shkëmbimi konkret (ishte planifikuar një raund pyetjesh me studentët) oferta për dialog në program doli si zgavër. Diskutimi u anulua në momentin e fundit, kancelari shkoi në një bisedë kokë më kokë me homologun e tij çek, Petr Fiala. Aty nuk u bë më fjalë për vizionet e Eruopës, por për furnizimin me energji në krizën aktuale.

Ristrukturimi radikal i BE, si e përfytyron Scholz nuk i interesoi shumë mikpritësit. Çekia është kundër zgjerimit të praktikës për marrjen e vendimeve me shumicë, bëri të qartë Fiala. Megjithëse ai nuk e ndoqi fjalimin e Scholzit, me gjasë “për arsye teknike”, se nuk ishte e mundur. Një moment irritues këtë ditë të fjalimit.

Kjo duhet ta bëjë Scholz të mendohet. Ai e zgjodhi Pragën me qëllim si vend të fjalimit parimor për Europën. Jo vetëm për shkak të presidencës çeke të BE, por edhe si sinjal të vetëdijshëm ndaj Europës lindore. “Qendra e Europës po rrotullohet nga lindja”, tha Scholz. Ai nuk do ta pranojë sulmin e Putinit kundër Europës dhe premtoi ndihma të mëdha për rindërtimin e Ukrainës dhe investime në sigurinë e përbashkët europiane. Ndër të tjera ai ofroi që Gjermania të marrë përsipër ngritjen e artilerisë ukrainase dhe mbrojtjen ajrore. Kjo nuk është pak dhe nëse bëhet është një pikë e re kthese e Gjermanisë.

Scholzit i mungon dhuntia e kuptimit të lindjes

Fjalimi i Scholzit nuk ngjalli entuziazëm: asnjë duartrokitje ndërmjet, vetëm në fund duartrokitje të përmbajtura. Scholz nuk gjeti gjuhën e duhur; në vend që t’i bindte europianolindorët me propozime konstruktive kompromisi nga Berlini ai vazhdoi shponte më tej kërcënues në plagën e shtetit ligjor. Ai duhej të ishte përqëndruar më shumë me fitimin e besimit. Sepse nga qëndrimi lindor besueshmëria e Gjermanisë është dëmtuar shumë që nga agresioni rus në Ukrainë.

Olaf Shcolzit i mungon dhuntia për të kuptuar lindjen europiane, që aktualisht është më e rëndësishme se kurrë. Kancelari gjerman ka një vizion të kuptueshëm për një BE moderne. Por nëse nuk e fiton Lindjen për këtë vizion, ai do të mbetet një ëndërrimtar gjerman./DW

Posted Under:
Bota Kryesoret Opinion Politike
Tagged:
Gjermani Kancelar Olaf Scholz

Nga e njëjta kategori

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

më shumë...

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i viktimës: Kemi një person në burg për këtë histori

më shumë...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin pamjet nga ngjarja në Shkodër

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.