E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Operacioni “Patrioti”, gjenden të groposura paratë e grabitura

Pas ndalimit të 4 autorëve të dyshuar për grabitjen e parave të bankës në aksin Rinas- Qafë-Kashar, uniformat blu kanë vijuar operacionet gjatë natës në disa qytete njëherësh ku kanë gjetur sasi të mëdha parash të groposura.

Në Vlorë në një ambient të jashtëm policia gjeti dy tenxhere me presion nën tokë, të mbushura me paund, dollarë dhe euro. Ende nuk duhet sasia e këtyre parave, por ndërkohë në vorë janë konfiskuar një sasi e madhe eurosh që dyshohet se janë një pjesë e lekëve të grabitura. Policia ka vijuar operacionet e saj të kërkimit edhe Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë e Lushnje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë