Gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci, e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka dhënë detaje mbi operacionin e policisë në Dobraç të Shkodrës ku është bërë kontroll në familjen e Bajrajve.
Daci tha se në banesën e Safet Bajrit u gjetën 20 mijë euro, të cilën ai ka pretenduar se janë të së bijës.
Ndërsa e pyetur nëse ka patur perosna të arrestuar gjatë këtij operacioni, Daci tha se ka patur vetëm shoqërime. Ndërkohë ajo theksoi se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 5 mjete të blinduara.
Për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa, ky aksion është më shumë proceduarial.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: 1 milionë euro që ju gjetën familjes Raja, një tjeter operacion në Dobraç të Shkodrës në familjen Bajraj, makina të blinduar, çfarë mund të thoni për këtë operacion?
Daci: Duhet theksuar se SPAK ka një procedim të ndarë sa ju takon grupeve kriminale në Shkodër. Informacionet që kemi marrë ky operacion u duk sikur lidhej me masakrëne Dobraçit ku pak kohë më parë pati dy të vrarë. U Sekuestruan 20 mijë euro në banesën e Safet Bajrit, të cilat ai pretendon se janë të së bijës. Janë sekuestruar 5 mjete të blinduara, që duhet një tjetër hetim.
Borakaj: Armë?
Daci: Armë deri në këtë moment nuk ka një konfirmim. Kemi patur kontakte dhe me avokatët e familjes Bajri, nuk është konfirmuar në asnjë moment që janë gjetur sende të paligjshme.
Borakaj: Ka të shoqëruar?
Daci: Disa të shoqëruar, më pas janë lënë të lirë. Nuk ka perosna të arrestuar.
Borakaj: Fatjon si e sheh aksionin e sotëm?
Softa: Më shumë e shikoj proceduriale, pasi ngjarja e Dobraçit filloi nga prokuroria e Shkdorës, më pas i kaloi SPAK. Ky aksion u iniciua nga një prokurore që ndjek masakrëne Dobraçit, por mund të ketë aptur edhe elementë të tjerë.
Borakaj: Duket e rezervuar SPAK?
Softa: Po është i rezervuar.