Operacioni Ndërkombëtar Monitorues gati të nisë punën
2 jave pas hyrjes ne fuqi te ligjit te vetingut ndërkombëtaret janë gati per te monitoruar procesin e skanimit te gjyqtareve dhe prokuroreve. Mësohet se anëtaret e ONM qe i përkasin Bashkimit Europian janë përcaktuar dhe ata jane përzgjedhur nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Italia. I vetmi emer i konfirmuar deri tani si pjese e operacionit eshte Reinhard Priebe, i cili ka qene ne Shqipëri gjate mandatit te dyte te kryeministrit Fatos Nano si drejtor per Ballkanin Perëndimor ne BE. Vizion Plus i është drejtuar zyrtarisht delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane, i cili konfirmoi se ONM është gati.
“Operacioni Ndërkombëtar Monitorues (ONM) është gati ta ndihmojë Shqipërinë në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe sensitiv. Së bashku me partnerët tanë strategjikë, përfshirë të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, jemi të përgatitur që ai të fillojë punë sapo Shqipëria të bëjë hapat e saj të para për të ngritur institucionet e vetingut. Siç e dini, ligji është miratuar dhe është në fuqi në këtë stad. Nga kjo pikë në vazhdim ai kërkon si hap të parë të zbatimit ngritjen e institucioneve të vetingut. Ne po ndjekim nga afër dinamikat e procesit të zbatimit nga institucionet shqiptare përkatëse. ONM do të jetë aty për të kryer detyrën e tij siç përcaktohet në aneksin e Kushtetutës shqiptare”.
Pas deklaratës se presidentit Nishani se nuk do te nise procedurën per anëtaret e 2 institucioneve qe do bëjnë vetingun, i takon Avokatit te Popullit te filloje procesin. Por deri tani ende nuk ka nje date se kur ai do te nise dhe procesi po vonohet edhe pse qe prej miratimit te ndryshimeve kushtetuese faktori ndërkombëtar ka këmbëngulur qe vetingu te nise sa me heret.
puna e ndërkombëtareve fillon ne momentin qe jane mbyllur aplikimet per komisionin e posaçëm te kualifikimit, te kolegjit te apelimit dhe ka ne fokus vlerësimin e te gjithë personave qe synojnë te jene pjese e institucioneve qe do te realizojnë vetingun. Ligji detyron, ne kete rast Avokatin e Popullit qe te konsultohet me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit per te përpiluar listën e kandidateve qe plotësojnë kriteret dhe listen e atyre qe nuk i plotësojnë. Pas hartimit te dy listave nga institucioni i Avokatit te Popullit një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët dhe ben rekomandimet qe i përcillen zyrtarisht Avokatit te Popullit. Por kjo është vetëm faza e pare e punes se tyre pasi vëzhguesit ndërkombëtare do te jene prezentë ne çdo hap te skanimit te gjyqtareve e prokuroreve dhe sipas ligjit ata kane te drejte te “hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.”




