EMRAT/ Operacion kundër lojrave të fatit, 29 të arrestuar për bastet. Kontrolle në disa zona në Tiranë
29 persona që dyshohen si të përfshirë në aktivitetin e lojërave të fatit u vunë në pranga nga Forcat Shqiponja.
Sipas policisë ata kishin përshtatur ambiente për organizimin e lojërave të fatit, poker dhe baste sportive online në disa zona të Tiranës. Në momentin e ndërhyrjes siç duket edhe nga pamjet disa prej të arrestuarve janë kapur mat duke luajtur poker.
Për të provuar këtë paligjshmëri, Shqiponjat sekuestruan shuma parash që dyshohet se kanë rrjedhur nga lojërat e fatit, 33 celularë dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.
Në aparatet telefonike janë gjetur edhe komunikimet mes të arrestuarve që vendosnin bastet sportive online për llogari të klientëve në shuma të ndryshme.
Hetimet u bënë nga sektori i krimit ekonomik në Policinë e kryeqytetit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin”.
Gjatë këtij operacioni, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 29 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
- K., 31 vjeç, K. Gj., 28 vjeç, F. L., 28 vjeç, I. D., 52 vjeç, E. H., 28 vjeç, B. A., 53 vjeç, E. P., 29 vjeç, D. K., 28 vjeç, M. K., 41 vjeç, Xh. M., 32 vjeç, A. P., 31 vjeç, A. B., 32 vjeç, A. R., 29 vjeç, Sh. M., 40 vjeç, Sh. Ç., 31 vjeç, N. R., 28 vjeç, D. L., 45 vjeç, M. B., 52 vjeç, A. M., 58 vjeç, B. P., 54 vjeç, K. D., 18 vjeç, R. T., 18 vjeç, D. T., 36 vjeç, E. M., 19 vjeç, E. M., 21 vjeç, E. L., 37 vjeç, T. I., 37 vjeç, D. K., 33 vjeç, dhe G. H., 54 vjeç.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit T. Sh. (L), i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.
Materialet i kaluan prokurorisë.
Të arrestuarit:
- Kristi Kaso
- Kristo Gjoni
- Fatjon Lika
- Ilir Dervishi
- Ermal Hazaferi
- Bashkim Alikaj
- Erind Patrioti
- Darli Kuraj
- Marenglen Kloso
- Xhenis Muça
- Amarildo Pashollari
- Albano Babi
- Also Rushani
- Shkumbin Mehmeti
- Sherti Çollaku
- Nehat Rexha
- Denis Lalmi
- Miran Barbullushi
- Arben Meçaj
- Betin Peta
- Klejdi Demiraj
- Rei Temellari
- Dorjan Sinani
- Elio Manaj
- Endri Muka
- Elzo Lofca
- Taulant Ibro
- Dorjan Kalemi
- Gezim Hamlli




