E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Operacion masiv në Krujë, evidentohen disa zona ku po bëhej gati mbjellja e kanabisit

Kontroll masiv i territorit në disa zona të Krujës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Krujës e ndihmuar nga efektivet e Durrësit dhe forcat e FNSH kanë përdorur edhe dronin për të krehur territoret e fshatrave Krastë, Picrragë, Nikël dhe Barkanesh.

 Në këto zona u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Nga kontrolli I zonës në këmbë dhe me dronë u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se operacioni po vazhdon edhe paraditen e kësaj të shtune.

Më shumë video

Reklamë