E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kapen tonelata me kanabis në Vlorë dhe Kavajë

Rritet sasia e drogës së kapur ne operacionin masiv. Behet fjale për afro 17 tone kanabis te sekuestruar,  ndërsa në pranga deri tani kane renë 12 persona, mes tyre dy efektivë policie e një kryeplak.

 

Pjesa më e madhe e hashashit të presuar prej 15.6 tonësh u gjet ne dy banesa private në fshatin Llakatund të Vlorës. Gjatë ndërhyrjes, policia shoqëroi disa persona të cilët jetonin aty.

 

Reklamë

Për sasinë rekord  të drogës në Vlorë shkoi dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako.

 

Gjate operacionit, i cili u zhvillua dhe ne qytetet e Përmetit, Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, Krujës e Kukësit janë shoqëruar dhe dy inspektorët Lirim Lamaj dhe Avdyl Sinanaj, të cilët dyshohet se dekonspiruan ndërhyrjen e uniformave blu. Veç kësaj në shtëpinë e inspektorit Lirim Lamaj u gjetën dhe 270 bimë  kanabis të mbjella. Në pranga ra dhe kryeplaku i fshatit Drithas ne Vlorë Balil Gjata, i cili nuk kishte raportuar në organet kompetente.

 

Në të njëjtën kohë gjatë operacionit, një tjetër sasi e konsiderueshme u sekuestrua në Kavajë. 1 ton e 360 kilogramë drogë u kapën në dy automjete tip furgon në afërsi të Karpenit. Policia sekuestroi dhe një skaf, i cili po rimorkiohej nga një traktor pa targa. Mjeti lundrues 7 metra i gjatë me dy motor me nga 200 kuaj fuqi do të bënte transport të kanabisit drejt Italisë, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e traktorit.

 

Grupi hetimor gjeti të fshehura 5 armë zjarri kallashnikov, vaj hashashi, por dhe lëndë  të cilat shërbenin jo vetëm për presimin e drogës, por edhe të përpunimit të saj duke i dhënë formën e çokollatës. Per drogën e sekuestruar reagoi dhe Ministri i Brendshëm, Dritan Demraj me një mesazh falenderues për Policinë e Shtetit. Sipas Demirajt, suksesi i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqipërinë do te jete modeli i punës së policisë, deri ne pastrimin e plote  te territorit nga hashashi.

 

 

Më shumë video

Reklamë