E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Operacion blic në Elbasan, kontrollohen bazat e Suel Çelës. Në pranga dy ish-gjyqtarë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një megaoperacion në Elbasan paraditen e kësaj të hëne.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson  se janë kontrolluar bazat e Suel Çelës. Në pranga janë vendosur dy ish-gjyqtarë.

Reklamë

Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.

Gjithashtu  janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e ish gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Zihni Shahu, ku ky i fundit është arrestuar. Masa e arrestit shtëpiak është marrë edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Emrat e tyre dalin në SKY ECC për të zbutur pozitën e një anëtari të grupit të Çelës. Në një moment shprehen “nuk dëgjon Tomi”, ku i referohen Tomorr Kullollit, që më pas e përjashtojnë nga trupa gjyqësore.

Suel Çela është shpallur në kërkim pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit deklaroi para hetuesve se Çela kishte porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Suel Çela rezulton i shpallur në kërkim që nga maji i vitit të kaluar, ndërsa dyshohet dhe si porositës i vrasjes së Elton Kilës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë