Vendi
Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet 1.1 kg kokainë

Antidroga e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion ku është goditur një grup që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike.
Agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave.
Reklamë
Të përfshira kanë qënë dhe efektivë të infiltruar ku kanë kryer blerje të stimuluar.
Në total policia ka sekuestruar 1.1 kg kokainë. Sipas burimeve në pranga kanë rënë 3 persona, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti dhe Ervin Rakipi.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




