Showbiz
Opera Mbretërore e Londrës dokumentar për Ermonela Jaho

Opera Mbretërore e Londrës do të realizojë një dokumentar mbi rrugëtimin që ka bërë në vite dhe arritjet në karrierë të sopranos shqiptare, me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare “Royal Opera House”. Xhirimet e dokumentarit do të nisin javën e ardhshme.
“Si është të jesh një këngëtare e operës? Si është të këndosh në Operën Mbretërore të Londrës?
Reklamë
Edhe nëse jeni pak të informuar rreth operës apo nëse keni në mendje disa pyetje, Ermonela Jaho do t’ju japë përgjigjet e duhura. Bëni pyetje dhe ne do të përzgjedhim disa prej tyre për të krijuar një film që do të xhirohet javën tjetër”,- shkruhet në statusin të cilin e ka shpërndarë edhe vetë sopranoja.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




