E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Opera Gala” në skenën e TKOB, shfaqja vjen për publikun në 17 dhe 18 prill

Në datat 17 dhe 18 prill, skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përcjellë magjinë e tingujve klasike përmes shfaqjes “Opera Gala”.

Si një përmbledhje ariesh dhe duetesh nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar, kjo shfaqje i ofron publikut një udhëtim përmes emocioneve të Verdit, Puccinit, Mozart si dhe kompozitorëve të tjerë që kanë lënë vulën e tyre në muzikën lirike.

“Kjo është një mënyrë për të celebruar muzikën dhe të gjithë artistët me një program shumë të mirë. një Gala jo si ato që jemi mësuar të shohim, ku marrin pjesë kori solistët baleti dhe muzika gjithashtu. kemi Verdin, Pucinin, Moxartin, Straus dhe të gjithë këta vijnë të gjithë në një shfaqje të vetme, një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë, atë ndjenjë që vjen  e shpërfaqur në forma të ndryshme nga secili kompozitor”, tha regjisori Renato Zanella.

Ky produksion bashkon të gjithë trupat artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një performancë që bashkon mjeshtërinë, pasionin dhe shpirtin artistik të disa prej zërave më të fuqishëm të operës.

“Opera Gala” do të prese të gjithë publikun e kryeqytetit dhe jo vetëm në datë 17 dhe 18 prill në orën 20.00./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë