Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar...

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

ONM: Mbështesim nismën për zgatjen e mandatit të komisioneve të vettingut

20 Nëntor 07:22

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), struktura e ngritur për mbikqyrjen e procesit të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri u shpreh sërish të premten në mbështetje të porpozimit për shtyrjen e mandatit të dy institucioneve të këtij procesi, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve publik. “ONM vlerëson se zgjatja e mandatit të KPK-së ka rëndësi shumë të madhe për të patur një përfundim me sukses të procesit të vetingut si pjesë e reformës së sistemit gjyqësor në Shqipëri. Ky afat i ri do të lejojë përfundimin e gjithë çështjeve të parashtruara, duke patur parasysh edhe kapacitetet dhe strukturat funksionale, të cilat deri tani kanë arritur rezultate shumë të mira”, deklaroi Kryetari i bordit të ONM-së, Maciej Popowski , gjatë një seance dëgjimore të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit të Ligjeve për Çështjet Ligjore, ku javët e fundit kanë nisur procedurat për ndryshimet kushtetuese që do të lejonin që mandati të zgjatet deri në dhjetor të vitit 2024, kohë brenda së cilës, parashikohet që procesi të përfundojë.

Propozimi për këto ndryshime është bërë nga shumica e majtë, duke qenë se në qershor të vitit të ardhshëm, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve publik u përfundon mandati 5 vjeçar. “Numri i muajve shtesë është i mjaftueshëm për të përmbyllur gjithë procesin. Ky afat kohor plotëson nevojat dhe Komisioni Europian dhe ONM-ja janë të gatshëm të vazhdojnë mbështetjen”, tha kreu i bordit të ONM-së, Popowski, i cili drejton gjithashtu dhe Drejtorinë e përgjithshme të komisionit europian mbi zgjerimin dhe negociatiat e fqinjësisë. Sipas tij “puna e deritanishme nuk duhet të ndërpritet, për të rinisur nga fillimi, ndërkohë që vazhdon monitorimi nga ONM sipas kritereve të përcaktuara”

Ai u shpreh se reformimi i gjyqësorit është përpjekje shumë e madhe dhe e rëndësishme, një nga reformat më të mëdha që ka ndërmarrë Shqipëria për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. “Shpresojmë që shumë shpejt do të ndodhë ky hap. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është bërë thjesht për të qenë në BE, por është ndërmarrë për shqiptarët dhe mbarëvajtjen e jetës së tyre” ,tha ai.

Deri më 30 shtator, nga mbi 800 gjyqtarë e prokurorë që i nënshtrohen rivlerësimit, KPK kishte marrë vendime për 448 prej tyre. Sipas disa përllogaritjeve, deri në qershor të vitit të ardhshëm, kur përfundon mandati aktual, do të mbeteshin pa ju nënshtruar vettingut në KPK gati një e treta e magjistratëve.

Kushtetuta shqiptare parashikon që në përfundim të mandatit të KPK-së, rivlerësimi të mund të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjykatësit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për prokurorët. Por një analizë e kryer nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL) vlerëson se “vettingu duhet të përfundojë njëherësh me përfundimin e KPK-së, që është, arsyeja pse ligjvënësi vendosi të krijonte një organ me një pushtet të tillë, të vetëm dhe të specializuar. Kjo arsye vijon të jetë aktuale, pavarësisht nga ekzistenca e Këshillave”. Analiza e ISPL-së, shpjegon më tej se “rivlerësimi kalimtar është një proces që u vendos të realizohej në një moment të caktuar, për një grup të caktuar. Ky proces, me kushtet dhe standardet që vendosi, do të duhet ta përmbyllë misionin për të cilin është krijuar. Qëllimi i ligjvënësit, kur ka përcaktuar mandatin 5 vjecar të funksionimit të tij, nuk ka qenë që pas 5 viteve ky organ të zëvendësohej, por ka qenë që këto 5 vite të ishin të mjaftueshme që ky organ ta përmbushte këtë detyrë. Vetëm për të rregulluar raste përjashtimore, nëse do të ngeleshin pa u shqyrtuar, ligjvënësi parashikoi garancinë që procesi do të vijohej nga Këshillat”.

Zgjatja e mandatit të institucioneve të Vettingut është mbështetur publikisht si nga ambasadorja amerikane Yuri Kim ashtu dhe nga ai i Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë.

Ndryshimet në kushtetutë kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të parlamentit e për pasojë një votë konsensuale mes palëve. Në kushtet kur opozita është shfaqur skeptike, shumica ka zgjedhur t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Një lëvizje që më tepër se një përpjekje për të marrë një interpretim ligjor, për një çështje që është më së shumti politike, duket se synon t’i japë asaj një instrument për të ngushtuar hapësirat e një kundërshtimit të mundshëm të opozitës./VOA

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Komisione ONM vetting

Nga e njëjta kategori

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i autorit: Tentoi të largohej me automjetin e vëllait

më shumë...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi babain

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori në Lushnjë! Vuante nga probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori dhe viktima në Lushnjë (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

9:53

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën...

9:33

Dha asisin në golin e fitores, Ernest...

9:14

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit,...

9:10

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin...

8:45

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon...

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.