Pozitat e gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha nuk janë aq të sigurta, ndonëse u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

 

Në zyrën e Komisionerit Publik ka mbërritur këtë të enjte një rekomandim për shkarkimin e tij. Kërkesën e ka bërë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili nuk bie dakord me vendimin e KPK-së.

 

Komisionerët Publikë kanë marrë në shqyrtim kërkesën e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe brenda 15 ditësh do të duhet ta pranojnë apo rrëzojnë atë. Gerd Hoxha u konfirmua në detyrë në datën 3 qershor të këtij viti.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *