E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Onkologjia ka nevojë urgjente për reformë rrënjësore”, mjeku: Pacientët vuajnë mungesën e kushteve bazë

“Fjongot rozë në tetorin e zi”, është tema e kësaj të marte në Quo Vadis në Vizion Plus, në kuadër të protestës që u zhvillua para Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur pakënaqësitë në lidhje me shërbimin e spitalit Onkologjik.

Sipas protestuesve, ‘Tetori Rozë’, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit të grave për parandalimin e kancerit të gjirit, është kthyer në tetor të zi.

Reklamë

Mjeku kirurg Mehdi Agolli, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus e përshkroi situatën si komplekse dhe alarmante, duke theksuar se problemi nuk zgjidhet vetëm me investime, por me një reformë të thellë strukturore dhe menaxheriale.

Ai nënvizoi se Onkologjia kërkon personel të specializuar, organizim dhe humanizëm në shërbim, elementë që mungojnë aktualisht.

Sipas Agollit, mjekët në onkologji janë profesionistë të përgatitur, por përballen çdo ditë me dyndje pacientësh, mungesë pajisjesh dhe kushte të papërshtatshme pune, ndërsa pacientët vuajnë nga mungesa e trajtimit cilësor dhe kushteve bazë.

Pjesë nga intervista:

Borakaj: Si e lexoni situatën te spitali Onkologjik?

Agolli: Është komplekse, sepse aty kërkon tërësisht një konceptim të ri. Onkologjia ka dhe ajo nënspecialitetet e veta, pra nuk është kaq e thjeshtë që mund të zgjidhet. Duhet një reformë rrënjësore. Ka problem që nga personeli, i kompletuar, i specializuar, siç e ka gjithë bota. Në mjekësi ka shumë gjëra që zgjidhen edhe pa investime fare, por të ketë dëshirë, humanizëm, pasion. Nëse nuk i ka, nuk ka shpirt trajtimi të specializuar. Pastaj, godina është godinë… Mjekët në Onkologji janë shumë të mirë aty, të gjithë, unë i kam pasur studentë dhe kanë qenë më të mirët. Por ata janë përballë një dyndjeje, një presioni. Nuk ndodh në botë të mbushen korridoret me familjarët dhe me të sëmurët. Në gjithë këto gjëra, duhet një reformë rrënjësore. Për ilaçet, ato duan fonde dhe mirëmbajtje.

Stafa: A mund të punojë një mjek pa këto pajisje?

Agolli: Sigurisht që jo. Kur pashë në Amerikë që i sëmuri me zemër bëri gjithë atë ndërhyrje dhe pas 4 orësh hipi në makinë dhe iku vetë. Ky është shërbim cilësor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë