E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Oltsen Gripshi sjell “Lakuriq”, ekspozita ndërthur pikturën me instalacionin

Ekspozita personale “Lakuriq” e artistit Oltsen Gripshi fton çdokënd të përjetojë një reflektim të thellë mbi trupin, identitetin dhe zhveshjen simbolike të njeriut përballë vetes dhe shoqërisë.

Përmes një gjuhe bashkëkohore vizuale, Gripshi eksploron konceptin e lakuriqësisë si gjendje emocionale, psikologjike dhe ekzistenciale. Punimet e paraqitura ndërthurin elementë të pikturës, instilacionit dhe qasjes konceptuale, duke vendosur në qendër trupin si territor kujtese.

Reklamë

Imazhet shfaqen të zhveshura nga konvencionet, nga maskat sociale dhe nga rolet e imponuara, duke krijuar një dialog të drejtpërdrejtë me publikun. Në këtë kontekst, “Lakuriq” shndërrohet në një akt sinqeriteti artistik dhe një ftesë për reflektim mbi brishtësinë njerëzore.

Ekspozita thekson marrëdhënien mes brendësisë dhe pamjes së jashtme, duke sugjeruar se zhveshja më e vështirë nuk është ajo fizike, por ajo shpirtërore. Përmes artit bashkëkohor artisti ju bën  jo vetëm të shihni, por edhe të ndjeni e të reflektoni mbi ciklin e jetës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë