E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Olsian Çela reagon për arrestimin e Çilit: Frytet e prokurorisë së pavarur

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela komentoi për  mediat arrestimin e Henri Çilit. Gjatë analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Vlorë, Çela tha se prangosja e tij vjen pas punës së pavarur të kryer nga prokuroria.

 

“Kjo është puna e prokurorisë, në frytet e prokurorisë së pavarur. Zbatimi i ligjit reforma në drejtësi, këto janë rezultatet.”

 

Reklamë

Henri Çili u arrestua këtë të premte gjatë një operacioni të gjerë policor. Çili është kapur në përgjime duke folur me babanë e Arbion dhe Alban Alikos, pjesë e bandës së Lazartit që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 20 vite burg.

 

Ndaj Henri Çilit rëndojnë akuzat ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ryshfet dhe korrupsion në organet e drejtësisë.

Më shumë video

Reklamë