Një nga nxënësit më të mirë të matematikës, Lorenc Bushi, ka dalë sërish fitues në olimpiadën ballkanike.

 

Maturanti i shkollës “Petro Nini Luarasi” ka marrë medaljen e bronzit në olimpiadën e mbajtur në Beograd. Këtë të premte ai është vizituar në shkollë nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla e cila falënderoi për gjithçka ka arritur deri tani.

 

Më herët gjatë një interviste për Vizion Plus Lorenc Bushi ka shprehur pasionin e veçantë për matematikën, orët dhe pushimet që kalon duke zgjidhur ushtrimet si dhe ambicien e tij për të vazhduar studimet në një nga universitetet më të mira të Shteteve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *