Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku i bëri thirrje qeverisë që të shtojë vëmendjen ndaj biznesit të vogël gjatë këtyre ditëve. Me anë të një postimi në “Facebook”, Tabaku akuzoi mazhorancën se po mendon për oligarkët dhe jo për ata që kanë realisht nevojë. Demokratja tha se për biznesin e vogël duhet të hiqet taksa.

 

“Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit. Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë. Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti. Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19. Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *