Subscribe

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në sesionin 80-të të komitetit te Organizates se Kombeve të Bashkuara në Gjenevë mbi zhvillimin urban.

 

Tirana u vlerësua si një nga qytetet që ka bërë më shumë në politikat e zhvillimit të qëndrueshëm, përmes mbjelljes së pemëve, shtimit të hapësirave të këmbësorët dhe vëmendjes ndaj fëmijëve.

 

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

 

 

“Ishte vërtet kënaqësi të ishim pjesë e qyteteve themeluese të Forumit të Kryetarëve të Bashkive nga OKB-ja. Një nismë që ne e filluam vjet në Gjenevë, ditën e qyteteve, dhe fakti që Tirana është avangardë kur vjen puna te disa zgjidhje që janë me kosto të ulët, por me përfitim të lartë shoqëror, si mbjellja e pemëve, hapësirat tona pedonale, fokusi te fëmijët, ishte vërtetë një moment për t’u bërë krenar që drejtoj një nga qytetet që sot është bërë shembull”.

 

 

 

Kryebashkiaku theksoi se Tirana arriti në një kohë të shkurter të përballojë situatën  e emergjencës pas tërmetit.

 

 

“Fakti që sot pothuajse të gjitha shtëpitë e rrënuara janë adoptuar nga një kompani që ka filluar rindërtimin, falë edhe ndihmës së kryeministrit për të lehtësuar të gjitha procedurat, besoj se Viti i Ri do të na gjejë me shtëpi të reja, totalisht të rimëkëmbur nga tërmeti”

 

 

Veliaj u shpreh se  në këtë sezon në Tiranë  do të mbillen 150 mijë pemë për  t’i dhënë qytetit më shumë gjelbërim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *