Numri i civilëve të vrarë në Afganistan ka shënuar rekord. Sipas Kombeve të Bashkuara numri i civilëve të vrarë në Afganistan në pjesën e parë të vitit, është shumë i lartë, pavarësisht se muajin e kaluar ka pasur një armëpushim në mes të Qeverisë dhe militantëve.

 

Sipas OKB-së numri i vdekjeve është rritur për 1 përqind në 1692 viktima, ndonëse përqindja e personave që janë lënduar nga Afganistan, ka rënë për 5 për qind.

 

Ndërsa numri i viktimave civile për gjashtë muaj, është më i larti që prej se mbledhja e të dhënave për vdekjet e civilëve ka nisur më 2009.

 

Ndëkohë Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se përleshjet e armatosura në mes të forcave të sigurisë dhe miltantëve, sulmet me bomba përgjatë rrugës, sulmet militante dhe sulmet vetëvrasëse, që kryhen nga militantët e Shtetit Islamik dhe talibanët, janë potencuar si shkaktarët kryesor për numrin e lartë të viktimave në Afganistan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *