E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

OKB diskuton për Jeruzalemin, vendimi i Trump pritet të shpallet i pavlefshëm

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka nisur një mbledhje për shqyrtimin e projekt-rezolutës për konfirmimin se çdo vendim i njëanshëm mbi statusin e Jerusalemit, nuk ka efekt ligjor dhe duhet të anulohet. Mbledhja vjen vetëm pak javë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shpalli  njohjen e Jeruzalemit  si kryeqytetin e Izraelit.

 

Sipas axhendës këshilli i sigurimit po rishqyrton projekt-rezolutën e përpiluar nga delegacioni i Egjiptit. Sipas tij çdo vendim dhe veprim që pretendon të ketë ndryshuar, karakterin, statusin ose përbërjen demografike të Qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit, nuk ka efekt ligjor, është i pavlefshëm.

 

OKB këmbëngul se statusi i Jerusalemit është një “çështje që duhet negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

 

Vendimi i Trump zemëroi shumë nga aleatët ndërkombëtarë. Franca, Gjermania dhe Arabia Saudite dhe Britania e Madhe e dënuan ashpër njohjen e Jeruzalemit kryeqytet te izraelit. Ndërsa më shumë se 3,000 vetë marshuan, dogjën flamuj izraelitë në shenjë proteste kundër vendimit të Trump.

Më shumë video