Kombet e Bashkuara e përcaktojnë situatën në Siri, si krizën më të madhe humanitare të kohës sonë. Duke folur për mediat, kreu i grupit per ndihmat i OKB-se Stefan Obraian, deklaroi se në Alepo armëpushimi është jetik, pasi kemi të bëjmë e një garë kundër kohës, me mbi 250 mijë persona që janë të rrethuar, pa ushqim, ujë e veshmbathje. Kombet e Bashkuara kanë në gatishmëri 70 kamione me ndihma për civilët në Alepo. Pak ditë më parë, ky qytet mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore nga fotoja e një fëmije, i cili i mbijetoi mrekullisht bombardimeve ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *