Komisioni i reformës zgjedhore ka vendosur te punoje për aplikimin e votimit elektronik ne zgjedhje. Me konsensus anëtaret e komisionit te reformës kane miratuar platformën mbi te cilën do te punojnë ne muajt e ardhshëm, përfshi edhe kërkesën e opozitës ne lidhje me përdorimin e teknologjisë ne zgjedhje.

 

Platforma parashikon te gjitha etapat qe do te kaloje ky proces derisa te sanksionohet ne ligj, me asistencën e eksperteve ndërkombëtare.

 

  • Kërkimi paraprak i dokumenteve dhe praktikave ekzistuese
  • Dokumenti i analizës së politikave
  • Dokumentet përfundimtare me opsione të analizës së politikave për Komision
  • Vizitat në terren dhe konsultimet me kompanitë e specializuara
  • Vendimet për modelin TRPV nga Komisioni
  • Konsultime teknike
  • Komisioni nxjerr udhëzime për hartimin
  • Hartimi i amendamenteve, akteve nënligjore përkatëse dhe udhëzimeve të tenderit

 

Pjese e platformës është edhe vota e emigranteve e cila është parashikuar te garantohet ne zgjedhjet e vitit 2021.

 

  • Dokumenti përfundimtar i analizës së politikave për Komisionin
  • Komisioni miraton strategjinë për zbatim (cikli zgjedhor parlamentar)
  • Hartimi në fazën II të Komisionit (pas Shtatorit)

 

Çështje te tjera thelbësore te reformës zgjedhore janë; financimi i partive, përdorimi i burimeve shtetërore, administrata, media si dhe regjistri i zgjedhësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *