Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ofronte kontrata pune në Gjermani nëpërmjet mashtrimit.
Në kuadër të operacionit “Premtimi” u vu në pranga shtetasi Hamz Bytyçi, 41 vjeç, banues në Kosovë.
Nga hetimet ka rezultuar se 41-vjeçari premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit.
Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 shtetasve.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga ky shtetas dhe për identifikimin e shtetasve me të cilët ai mund të ketë bashkëpunuar./vizionplus.tv






që kanë nxjerrë armët kanë bërë mirë e do të.duhej të ta fusnin në gojë tytëne piatoletës