Operacioni Forca e Ligjit vijon aksionin në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Së fundmi OFL “ka zbarkuar” në  Shkodër, ku i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve që vijojnë si më poshtë:

• Sirjan Alija banues në Shkodër,​ i dënuar për veprat penale “Grupi i stukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• Safet Rustemi banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *