E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Video · Kronikë

OFL skanon vrasësit dhe baronin e drogës në Tiranë ( EMRAT)

Aurel Hoxhallari dhe Elidon Kotorri janë dy emrat e rinj që janë vendosur në lupën e Operacioni Forca e Ligjit për të deklaruar pasurinë brenda 48 orësh.

Hoxhallari i dënuar për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe për trafik të drogës është një emër i njohur për drejtësinë. I njohur ndryshe me nofken “baroni i droges” ai akuzohet për organizimin e vrasjes së Devi Kasmit. Ky i fundit u ekzekutua nga Eftimius Eftimius, vrasësi me pagese nga Greqia.

Në vitin 2015, ai dhe kushëriri i tij janë arrestuar nga policia si porositës të dyshuar për atentatin ndaj mikut të Emiljano Shullazit, Pajtim Sejranit te Rruga e Kavajës. Personi dytë, Elidon Kotorri është  gjithashtu i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Kotorri gjatë viteve 2000, ishte një nga emrat më të lakuar të drejtësië pasi ekzekutoi tre persona. Krimi i trefishtë ndodhi më 11 janar 2000 në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” dhe kishte në shënjestër Andi Hasanin. Përveç tij në këtë atentat u vranë edhe dy persona të tjerë, Gazmend Zeneli dhe Sokol Alushi, si dhe mbeti i plagosur Grigor Stefani.

Reklamë

Nga një i dënuar me burgim te përjetshëm Kotorri shkoi ne gjykatën e Strasburgut dhe iu njoh rishikimi I çështjes. Pas rishikimit ai fitoi zbritje të dënimit dhe dënimin me 25 vjet burgim.

 

Ne foto: Elidon Kotorri

Më shumë video

Reklamë