E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

OFL në Durrës, kush janë tre personat që duhet të vërtetojnë pasurinë

Operacioni “Forca e Ligjit” ka pasur në epiqendër këtë të mërkurë qytetin e Durrësit. Formularët e posaçëm të OLF-së për të justifikuar pasuritë i janë dërguar tre personave që rezultojne me të shkuar kriminale.

 

Bëhet fjalë për Dashamir.Gj, i dënuar në Itali për tafikim të qenieve njerëzore; Emiljano H., i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash; Edlir H., për të cilin dyshohet se gëzon pasuri të ngritur nga krimi.

 

Reklamë

Këta individë duhet t’u përgjigjen për 48 orë të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut. Ky i fundit do të vlerësojë dosjen e përgatitur mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

 

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit. Jo më shumë se 6 muaj, Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Më shumë video

Reklamë