Subscribe

Operacionit Forca e Ligjit, zyrtarisht  i mbaron mandati më 1 janar të vitit 2021.

Por për shkak të pandemisë, OFL u detyrua që të ndërpresë punën për disa muaj. kjo ka bërë që të kërkohet ndërhyrje në ligj për zgjatjen e afatit  të proceseve të hetimit pasuror ndaj subjekteve të dënuar.

Prej shkurtit ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Ndërsa nga fillimi i punës së OFL dhe deri më 5 nëntor të 2020, janë 192 kërkesa që trajtuara nga SPAK.

Burime brenda prokurorisë së posaçme saktësojnë se nga këto kërkesa, 101 janë për sekuestro pasurie, 20 janë për heqje sekuestroje, 22 të tilla janë refuzuar. Ndërkohë 30 dosje janë kthyer për plotësim dokumentacioni.

Me një përllogaritje të thjeshtë, OFL ka nisur mbi 490 kërkesa për justifikim pasurie ku 192 i kanë kaluar SPAK. Pjesa tjetër, pra 298 subjekte i kanë justifikuar pasuritë e tyre brenda 48 orëve. Sipas ligjit pasuritë e sekuestruara priten të kthehen në objekte sociale si kopshte, çerdhe, shkolla apo rajone policie.

Objekti i parë i sekuestruar me OFL ishte resorti Golden i Hajrave në Shijak, i cili aktualisht është nën administrimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara.

Edhe pse OFL ka shënjestruar subjektet me të shkuar kriminale, shumë prej tyre kanë kaluar sprovën e pasurisë në SPAK apo në dyert e gjykatave. Rasti konkret është pasuria e Lulzim Berishës, ku u kërkua bllokimi i mbi 20 prona të tij, por që u liruan dhe iu kthyen sërish me vendim gjykate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *