Lulzim Basha ka reaguar përmes avokatit të tij Detar Hysi vetëm pak orë pasi operacioni “Forca e Ligjit” i kërkoi që të justifikonte pasurinë në formularin e posaçëm të OFL-së.

 

Sipas avokatit, Berisha ka vetëm një lokal me qira, si dhe një autobot që transporton naftë për anijet brenda Portit të Durrësit.

 

” Të gjitha pronat e tij janë sekuestruar nga Gjykatat e të gjitha Shkallëve dhe kanë kaluar në favor të shtetit. Lulzim Berisha ka vetëm një biznes kafe me qira, të cilën e ka të regjistruar në QKB. Ai ka një tjetër biznes për transportin e naftës në anijet brenda portit Durrës.”

 

Hysi njoftoi se bizneset në fjalë janë të regjistruara me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Po ashtu, theksoi se do ta plotësojë formularin e OFL-së kur t’i dorëzohet. Të gjithë personat që janë subjekt i paketës “Anti-KÇk” duhet t’u përgjigjet me shkrim të gjitha pyetjeve brenda 48 orëve. Të gjitha përgjigjet do t’i dërgohen Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *