E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Kronikë

OFL iu dërgon formularin të dënuarve vlonjatë për vrasje e drogë: Justifikoni pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar këtë të enjte në Vlorë, ku iu ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurisë të dënuarve për vrasje dhe drogë.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë për 48 orë vëllezërit Eduart dhe Hakim Xhezo, Gentjan Dautaj dhe Divid Islamaj.

Gjykata e Vlorës vendosi për Eduart Xhezon masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Vëllai i tij, Hakim Xhezo gjithashtu është dënuar nga Gjykata e Vlorës për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”;

Reklamë

Gentjan Dautaj ka caktuar maën “Arrest në burg” për “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Divid Islamaj është arrestuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë