Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin katër shtetasve në Tiranë dhe një në Kavajë, përmes së cilës iu kerkohet te deklarojnë pasurinë e tyre.

Personat që duhet të justifikojnë pasurinë janë: Arsen Hysenaj, Klajdi Qirjo, Elvis Muça, Sejbi Kazazi dhe Daniel Meta.  Ata janë dënuar për vjedhje me dhunë dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Hysenaj, Qirjo, Muça dhe Meta janë dënuar për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, ndërsa Kazazi, me banim në Kavajë, është dënuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Këta individë duhet t’iu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *