Kronikë
OFL iu dërgon formularin 2 të dënuarve për drogë: Justifikoni pasurinë (Emrat)

Operacioni Forca e Ligjit zbarkoi këtë të mërkurë në Shkodër, ku iu dërgoi formularët e vetëdeklarimit dy të dënuarve.
Pasurinë duhet ta justifikojnë Silvan Papaj dhe Sabah Rekaj. Të dy këta individë banojnë në Shkodër, si dhe kanë qenë dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ata kanë 48 orë kohë për ta plotësuar formularin e OFL, përgjigjet e të cilës do t’iu dërgohen SPAK.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




