E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

OFL iu dërgon formularët tre durrsakëve të dënuar për vrasje dhe drogë

Operacioni “Forca e Ligjit” iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit tre të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë brenda 48 orësh Jeims (Përparim) Nezha, Emiljano Norja dhe Ermir Dervishi, të  tre banues në Durrës.

Nezha është i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, Norja për  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa Dervishi është dënuar për  “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë