Njeri nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit të përbashket greko-shqiptar në Portin e Durrësit ku u sekuestruan 100 kg kokainë, është oficer sigurie në këtë pikë kufitare.

Burime për Vizion Plus bënë të ditur se Ardian Bega ishte oficer sigurie ne Portin e Durrësit.

Ai u arrestua bashkë me shtetasin Altin Myslihaka.

Mësohet se ky i fundit është paraqitur në dogane për të tërhequr konteinerin me ushqime.

Anija me 3 konteinerët kishte pasur si itinerar linjën Ekuador-Porti i Pireut në Athinë dhe në fund Durrës.

Por pas dyshimeve të policisë greke në lidhje me ngarkesen me 3 konteinere është njoftuar policia shqiptare e cila ka bërë kontrollin e imtësishëm të konteinereve brenda të cilëve ka rezultuar se nuk kishte vetëm ushqime, por një sasi të konsiderueshme kokainë.

Vec dy personave të arrestuar, gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar disa shtetas të tjerë për implikim të mundshëm në këtë trafik kokainë, mirëpo janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *