Bashkimi Evropian i ka propozuar kryeministrit hungarez, Viktor Orban, që të zhvillohet një debat vjetor për ndihmën financiare që i jepet Ukrainës, me shpresën për heqjen e vetos për mbështetjen prej 50 miliardë eurosh, siç theksuan zyrtarët.

“Ekziston një propozim që i shkon qartazi Hungarisë,” u tha gazetarëve një diplomat evropian që foli në kushte anonimiteti.

Në samitin e së enjtes në Bruksel, liderët evropianë do të përpiqen të bindin Orban, aleatin më të ngushtë të Moskës brenda BE-së, të heqë veton ndaj ofrimit të kësaj ndihme prej 50 miliardë eurosh për katër vjet.

Hungaria kërkon që një rishikim vjetor i këtyre fondeve të jetë i mundur, por vendet e tjera të BE-së nuk duan t’i japin Budapestit mundësi vendosë vazhdimisht veto.

Zgjidhja e propozuar është organizimi i një debati vjetor në nivel të liderëve evropianë për ndihmën financiare për Ukrainën por pa dhënë mundësinë e vetos .

Zyrtar i lartë i BE-së  u tha gazetarëve se ky ishte një propozim ndaj Hungarisë, duke pranuar se në këtë fazë nuk ka asnjë marrëveshje për këtë propozim nga ana e negociatorëve hungarezë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *