E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ofensiva e policisë, zbrasen rrugët, arrestohet Sahit Dollapi

Policia e shtetit ka marrë nën kontroll pjesën përballë parlamentit.

Uniformat blu nisën ofensiven rreth orës 21:40 duke nxjerre në rrugë makinat ujehedhëse.

Pas daljes ne rrugë të këtyre 4 makinave, protestuesit janë  larguar në rrugica të ndryshme duke u terhequr.

Pavarësisht tentativave sporadike të protestuesve për tu riorganizuar, policia ka mbajtur nën kontroll situatën para parlamentit.

Reklamë

Ndërkohe një incident është shënuar mes policisë dhe sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi.

Ai pati fillimisht një debat me disa policë. Më tej tentoj të largohet me vrap por u rrezua, cka I dha mundësi forcat të policisë që të afrohen.

Dollapi u godit me shkop gome dhe u arrestua nga policia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë